Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hovenier: SHBA dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënohet dita e presidentit. E kjo ditë është shënuar edhe në Kosovë.

Lidhur me këtë ka folur ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier.

Ai ka deklaruar se lidhjet e forta dhe përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës, është që nga presidenti Clinton, Bush, Obama, Biden dhe presidentin Trump.

Hovenier derisa tregoi se si u krijua kjo festë, tha se ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara në mbarë botën, festojnë praninë amerikane dhe lidhjen e tyre me botën jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kurse, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shënimi i Ditës së Presidentit Amerikan në Prishtinë, shënon edhe frymën e demokracisë që ata përfaqësojnë dhe bujarisht e kanë ndarë me botën, e që ka pasur një ndikim të thellë në rrugëtimin tonë si vend.

Osmani shtoi se pikërisht dje kanë përkujtuar një ditë tjetër të veçantë, ditën e njohjes së pavarësisë nga Shtetet e Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës, përmes një mesazhi jashtëzakonisht të fortë dhe mbështetës të Presidentit Bush, i cili ishte presidenti i parë që priti një delegacion nga Republika e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.