
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Këtë urim ambasadori Hovenier e bëri përmes një statusi në rrjetin social në Twitter.
“Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Hovenier në Twitter.