Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një shkrimi në Twitter, ka uruar kadetët e rint të Policisë së Kosovës, të cilët diplomuan sot.
Ai është shprehur se Policia e Kosovës është për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë.
“Urimet e mia të përzemërta për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës për ditën e diplomimit! I kënaqur të di që kjo klasë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm nga mbarë Kosova”.
“Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, dhe ky është një hap tjetër drejt sigurimit të përbërjes së tyre që pasqyron Kosovën në të gjithë diversitetin e saj”, thuhet tutje në shkrimin e tij.