
Ligjëruesi universitar për media dhe konflikt, Abit Hoxha, ka komentuar draft-rezolutën e miratuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Hoxha tha se kjo është një iniciativë e mirë, por sipas tij, heqja e masave varet tërësisht prej komunikimit dhe veprimeve që Qeveria e Kosovës e bën ndaj Parlamentit por edhe Komisionit Evropian.
“Kosova duhet të rishikoj komunikimin e saj që e ka me BE-në. Duhet t’i identifikoj problemet, ku mendoj se njëri nga problemet është keq-komunikimi që bën me BE-në dhe kjo reflekton pastaj në mënyrën se si prezantohen cështjet që edhe unë mendoj se Kosova i ka përmbushur këto ‘kushte’”, tha Hoxha në Edicionin Special.
Më tej, Hoxha tha se Kosova ka plotësuar kushtet për heqjen e masave, por tha se kjo nuk i është komunikuar Bashkimit Evropian, ku tha se komunikimi është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar vetëm me ato masat, që janë formale prej BE-së, por edhe në nivelin bilateral me shtetet e ndryshme të BE-së Kosova ka një ngecje në fushën diplomatike”.
“E gjithë kjo është mungesë e komunikimit konstruktiv dhe efektiv të institucioneve të Kosovës, parimisht e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha ai.