
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, ka ironizuar me turin e vizitave të kryeministrit Edi Rama në vendet e rajonit.
Ai ka thënë se këtë tur Rama e ka mbyllur me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxha ka bërë me dije se Rama nuk po mund t`i mbyll skandalet në shtetin shqiptar.
“Kryeministri i gjatë e ka mbyllur Turin me Vuçiçin.
Por turin në Shqipërinë e tij nuk po e mbyll as me Felaj e Rrahja dhe as e ka hapur me Gjicin”, ka shkruara ai.