Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxha i VV-së shpërthen ndaj Macronit, ia përmend demarkacionin me Malin e Zi: Janë mësuar me një karrotë!

Aktivisti i VV-së, Elvis Hoxha, ka shpërthyer në fyerje ndaj presidentit francez Emmanuel Macron pas deklaratave të këtij të fundit që u perceptuan si kërcënuese në Kosovë në lidhje me liberalizimin e vizave.

Sipas Hoxhës, Macron tash po kërkon përveç zgjedhjeve të reja dhe Asociacionit edhe një “republikë dhe një Dodik të ri” për Serbinë.

Macron duhet theksuar që nuk e ka kërkuar një Republikë të re për Serbinë apo një Dodik të ri.

Më tej, z. Hoxha ka shkuar më larg duke thënë që “janë mësuar me një karrotë ta përdorin Kosovën për të përkëdhelur gjithë Ballkanin. Për vizat u dhanë një herë 2800 ha.”

Ky duket të jetë një ofendim për më shumë se Francën meqë demarkacionin e kishin kërkuar edhe ShBA-të dhe vende tjera të BE-së.

Postimi i ri:

Ndoshta Macroni nuk e di që Vuçiçi i bën të fala nga Kina. Për me u bë Serbia evropiane, nuk mjafton t’i japësh as tërë Kosovën e jo më vetëm veriun e saj.

Presidenti Macron mund të kërcënojë Kosovën me heqjen e liberalizimin të vizave. Janë mësuar me një karrotë ta përdorin Kosovën për të përkëdhelur gjithë Ballkanin. Për vizat u dhanë një herë 8200 ha.

Presidenti Macron i ka kërkesat për Kosovën të qarta. Zgjedhje, asociacion. Tani i kërkon dhuratë për Serbinë një republikë dhe një Dodik të ri.

Presidenti Macron nga Serbia kërkon vetëm një deklaratë ku dënon aktin e 24 shtatorit. Kaq. As hetim ndërkombëtar, as tërheqje të ushtrisë, as sanksione Rusisë, as spastrim të saj nga ndërhyrjet e Rusisë në institucione, ekonomi dhe propagandë, as heqje të Vulinit dhe dënim të Radojçiqit, as dorëheqje prej pretendimeve të anëtarësimit ne BRIKS….

Qëndrimet e këtij lloji e trimërojnë Serbinë të jetë edhe më pro-ruse dhe destabilizuese në Ballkan.

Dhe kur nis lufta, lloji i Macronit është ai që tronditet më shumë…