Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxha: Kosova ka interesin që ky dialog të jetë i suksesshëm

 
   

Studiuesi dhe hulumtuesi Abit Hoxha, tha se për dakordimi e fundit mes Kosovës dhe i Serbisë është që të mendohet se dyja palët kanë dhënë diçka.

Sipas tij është bërë një gabim prej Kosovës, ku janë humbur 10 vite për këtë marrëveshje.

Për transparencën, Hoxha tha se qeveria është dashur që të ketë komunikim me opozitën. Ai tha se po shihet një dritë në fund të tunelit.

“Asociacioni është vetëm fillimi, ai mund të rregullojë një problem që në Serbi është proklamuar si problem shumë i madh”, theksoi ai për ‘Lajmet e Fundit’, në RTK.

Hoxha tha se Kosova ka një listë të gjatë të temave. “Kosova ka interesin që ky dialog të jetë i suksesshëm”, tha Hoxha.