Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Hoxha: Policia e Kosovës, partner i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë

 
   

Policia e Kosovës me përkushtimin dhe angazhimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim, ka dëshmuar se ka qenë dhe mbetet një ndër institucionet më të besueshme në Republikën e Kosovës dhe një partner i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Kështu ka thënë të premten drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, gjatë një konference për media të mbajtur në veri të Mitrovicës, me ç’rast u prezantua puna dhe aktivitetet policore.

Hoxha: Siguria në veri mbetet e brishtë

Gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi është e qetë dhe stabile, përveç pjesës veriore ku ne e vlerësojmë që është e brishtë. Po ashtu, bazuar në serinë e sulmeve që kemi pasur me bomba në stacionin policor të Zveçanit, po ashtu në objektin e komunës së Zveçanit, pastaj shpërthimin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, situata e sigurisë vazhdon të mbetet jo stabile në pjesën veriore, mirëpo Policia e Kosovës po e bën të pamundurën që me kapacitetet e saja të garantojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka thënë Hoxha.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të veriut se kur do të kthehen në punë policët e dorëhequr të nacionalitetit serb, Hoxha sqaroi se gjendja e krijuar rreth strukturës etnike të policisë në veri nuk është me fajin e policisë, por të dorëheqjeve të kolegëve që kishin presion politik.

Hoxha: Policët u dorëhoqën nën presionin politik

“Kjo gjendje e strukturës etnike të policisë në veri nuk është me fajin e Policisë së Kosovës… Gjendja është kjo se një numër i madh i pjesëtarëve të policisë sonë kanë dhënë dorëheqje prej presionit politik“, tha ai.

Në nëntor 2022 dhanë dorëheqje pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, gjyqësorit dhe prokurorisë në veri, pas vendimit të Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës.

Hoxhanë konferencën e sotme ka bërë edhe krahasimin e gjendjes së rëndë të sigurisë në të kaluarën në veri, ku sulmet ndaj shqiptarëve kanë qenë të shpeshta, me gjendjen e sotme në atë pjesë, për të cilën tha se nuk ka më sulme të tilla.

Gjatë konferencës u prezantuan po ashtu statistika rreth numrit të përgjithshëm të policëve dhe përqindjes së tyre etnike në mbarë territorin e Kosovës. /