Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxha pritet në takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it

 
   

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është pritur në takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, përfshirë këtu hapat e mëtejme për avancimin e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit dhe krieve kibernetike.

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës së bashku me një delegacion nga MPB-ja dhe AKSP-ja po merr pjesë në forumin për bashkëpunim strategjik të projektit CEPOL ËB PACT- projekti i CEPOL-it për mbështetje në trajnime për vendet e Ballkanit Perendimor në luftën kundër terrorizmin, që po mbahet në EUROPOL në Hagë më 30 dhe 31 janar 2024. Në kuadër të këtij aktiviteti drejtori i përgjithshëm i Policisë së bashku me delegacioninin , z Besnik Sallahu, zyrtar ndërlidhës në EUROPOL, z. Kastriot Jashari,  drejtor i AKSP-së dhe z. Ron Krasniqi –përfaqësues nga MPB-ja, po mbajnë një takim të veçantë me drejtoreshën ekzekutive te EUROPOL-it, znj. Catherine De Boll , në të cilin takim diskutohet për bashkëpunimin në mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it , punën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në EUROPOL dhe për hapat e mëtejmë për avancimin e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit dhe krimeve kibernetike”, thuhet në komunikatë.

Me ç’rast, Hoxha ka falënderuar EUROPOL-in për bashkëpunimin e mbështetjen, si dhe ka paraqitur synimin për avancim të mëtejme të bashkëpunimit drejt një marrëveshjeje operacionale me ta.