Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zv/kryeministrin Besnik Bislimin pasi ky i fundit kritikoi BE-në.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryenegociatori i Kosovës as nuk di të negocojë e as nuk di të shpjegojë se çfarë ka negocuar.
“Kryenegociatori i Kosovës as nuk di të negociojë dhe as të shpjegojë në publik se çfarë ka negocuar, duke përmbushur në çdo takim interesat e Serbisë brenda Kosovës dhe duke mbuluar dështimin e tij gjoja me kritikën ndaj BE-së!”, ka shkruar Hoxhaj tutje.