
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e tij serb, Marko Gjuriq.
Ai, përmes rrjetit social X, ka thënë se Ukraina po mbanë raporte me Serbinë që është e udhëhequr nga Rusia.
“Është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia.
Nocioni i Ukrainës pro-evropiane dhe pro-perëndimore duket të jetë asgjë më shumë se një fasadë në realitet”, ky është reagimi i Hoxhajt.