Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxhaj takon ish-Sekretarin amerikan John Kerry në Mynih, bisedojnë për Kosovën dhe rajonin

 
   

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.Hoxhaj, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se me ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, kanë biseduar rreth Kosovës dhe rajonit.

“Takim me mikun e Kosovës dhe me mikun tim të veçantë John Kerry, ish-sekretar i Shtetit amerikan. Biseduam shkurt për vendin dhe rajonin dhe ish-sekretari shprehu mbështetjen për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai shkroi se në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i shprehu ish-sekretarit amerikan Kerry mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë.

“Në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti i bekoftë miqtë tanë!”, ka shkruar në fund Enver Hoxhaj.