Huliganët serbë kanë shkaktuar kaos në qytetin e Mynihut në Gjermani. Ata para ndeshjes me Danimarkën dje, kanë sulmuar edhe policinë gjermane, përcjell Bota sot.
Pamjet i ka publikuar në Facebook edhe gazetari i Deutche Welles, Bahri Cani.
Serbët kanë brohoritur edhe me thirrjet “Kosova është Serbi”.
Skena kaotike
“Huliganët serbë shkaktojnë kaos në Mynih
Rrahje, sulme ndaj policisë, thyrje karrigash dhe tavolinash, arrestime, brohoritje „Kosova është Serbi“, me një fjalë një kaos bukur i madh i huliganëve serbë. Kjo ishte atmosfera në Mynih në prag të ndeshjes Danimarkë-Serbi, e cila përfundoi pa gola. Kaos dhe rrahje ka pasur edhe në prag të ndeshjes Angli-Serbi, ku ka pasur tetë të arrestuar.
Serbia pas lojërave shumë të dobëta, tani largohet nga kampionati, për shkak se zuri vetëm vendin e fundit në grup. Por sa i përket tifozëve, serbët ishin mbase më problematikët deri tani dhe kanë shkaktuar incidentet më serioze deri tani. Dallim si nata me ditën në krahasim me sjelljen dhe festën e tifozëve të disa kombëtareve të tjera…!”, ka shkruar ai./Botasot
Skena kaotike