Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Huliganët serbë sulmojnë autobusin e Kosovës në Nish

 
   

Huliganët serbë e kanë sulmuar një autobus të “Polluzha Tours”  i cili ishte duke u kthyer nga Kosova për në Gjermani.

Media ka arritur që të bisedojë me Vedat Rudaj i cili ishte udhëtar në autobus, ku tha se sulmi ka ndodhur në afërsi të Nishit.

“Në hyrje të Nishit na kanë gjuajtur me gurë, ku na kanë thyer xhamin përpara, e tash jemi duke e pritur autobusin tjetër”.

“Lëndime s’ka pësuar askush, ndonëse jemi afër 60 persona në autobus. Tabelat e autobusit na i ka marrë policia, sepse me tabela RKS na kanë thënë se është rrezik që të vazhdojmë”, tha Rudaj, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se policia serbe i ka thënë se duhet të presin 6 deri në 8 pasi ka kolona të gjata në Merdarë.

 Image
 Pamje nga vendi i ngjarjes