Një 55-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Darëzezës rreth orës 13:10, të së dielës. Shtetasi A. S., 55 vjeç, banues në Fier, dyshohet se humbi jetën si pasojë e infarktit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.