
Një punonjës lavanderie ka humbur jetën pak pas mesditës së sotme në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi Gj. P., 65 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”. Sipas bluve të kryeqytetit, dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.