
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Paris. Një burrë nga Kosova e ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Lajmin e ka konfirmuar ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, i cili ju ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Ai ka publikuar edhe një postim lidhur me ngjarjen e rëndë duke bërë të ditur se bëhet fjalë për Shkëlzen Kamajn, nga fshati Strellc i Deçanit.
Njoftimi i plotë:
Tragjikisht ka humbur jetën në Paris të Francës
Miku i familjes sonë që e deshtëm dhe na ka dashur si vëllëzër Shkelzen Kamaj nga Strellci i Ultë I Deçanit.!!
Xen qofsh i xhehnetit vëlla.!!
Ngushëllime familjes Kamaj, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Xenin.!!
Do të na mungosh të gjithëve😢😢