Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humbi jetën pasi u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte, dalin detajet e para të ngjarjes së rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në qytetin e Elbasanit, ku një person është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe ka ndërruar jetë në vend.

Raportohet se viktima është shtetasi S. M., 73 vjeç, teksa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”.

Mësohet se i moshuari e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Grupit hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.