Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humbi jetën pasi u tremb nga tërmeti, flasin familjarët e të riut: I ra infarkt

Një 18 vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike pas lëkundjeve të tërmetit në fshatin Çinarë të Lushnjës.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa familjarët tregojnë se djali me autizëm ka humbur jetën në momente paniku ndërsa e ëma kishte shkua ta merrte për të dalë jashtë

“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës ndërsa priten rezultatet e autopsisë.