Një ngjarje tragjike u raportua pak më herët në Itali, ku 18-vjeçari shqiptar Lorenzo Pjetrushi, humbi jetën tragjikisht duke filmuar një video në “Tik Tok”.
I riu ndodhej në festën e ditëlindjes e një të afërmi të tij, kur vendosi të bënte trendin më të fundit si shumë të tjerë në këtë rrjet social, të bënte “serf” mbi kofanon e makinës.

Një akt i cili përfundoj me një tragjedi të vërtetë, pas një manovre të rrezikshme nga kushëriri i tij, 18 vjeçari ra në rrugë, ku nga forca e madhe e përplasjes mori dëmtime të rënda në kokë dhe pas 9 ditësh i shtruar në spital fatkeqësisht zemra e tij ndaloj.
Mediat vendase shkruajnë se shokët e Lorenzos qëndruan deri në momentet e fundit jashtë spitalit, duke shpresuar se ai do të bëhej mirë. Lajmi i vdekjes së tij i ka tronditur pa masë, përfshirë këtu dhe mësuesit e të riut.
“Ne besuam me zemër se ai do t’ia dilte. Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë shumë i mirë, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institucionin tonë Obici për pesë vite. Edhe disa muaj studime dhe do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme” ka thënë nëndrejtori i shkollës, Massimo Lunardelli.