Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humbja e pasaportave, Musliu-Shoshi kërkon që Prokuroria ta hetojë rastin

 
   

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë rastin me humbjen e pasaportave.

Ajo në Kuvend ka thënë se skandale në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk kanë të ndaluar, teksa ka përmendur edhe kontratat njëburimore në këtë ministri.

“Aferat, dhe skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës të Kosovës s’kanë të ndalur. Nga data 2 tetor 2024 kanë humbur 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve në postën diplomatike të Republikës së Kosovës. Keto vonesa kishin vetem nje qellim, aplikimin e kontratave njëburimore nga kjo Ministre e papergjegjshme. Për të qene e qarte, kontrata një burimore jane hajni.”

“Humbja e dokumenteve përsonale, nuk eshte thjeshte problem i pajisjes me dokument identifikimi, POR rrezikon keqpërdorimin e identitetit të bashkëatdhetarëve tanë gjë që nuk guxon të ndodhë në asnjë mënyrë dhe eshte e denueshme me ligj.” – ka thënë Musliu-Shoshi.

Tutje, ajo ka këkuar hetim nga Prokuroria.

“Partia Demokratike me shqetesim ka adresuar këtë problem dhe ka kërkuar llogaridhënje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ka bëre thirrje urgjente që organet e rendit dhe drejtësisë të merren me këtë cështje, thirrje kjo qe e perserisim edhe sot. Mësohet se MPJD, pas ketyre reagimeve, ka adresuar kërkesë për shpallje të pavlefshme të rreth 500 dokumenteve për mërgatën tanë dhe më pas u kërkuar që kjo kërkesë të anulohet. Sot, me urgjencë kërojmë llogaridhënje nga kjo qeveri. Pse dhe si u zhdukën dokumentet personale të bashkëatdhetareve tane, ku janë këto dokumente, PSE eshte anuluar kërkesa për shpallejen të pavlefshme të këtyre dokumenteve? Duke ditur rrezikun per dëmin qe mund te iu shkaktohet mergimtareve tane me vjedhje te identitetit, ne me ngum ftojmë prokurorinë që të hetoj kete rast!” – ka thënë ajo.