Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humolli: Fitorja e LVV me 51% ka bërë që Serbia me u dridh politikisht

 
   

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli vlerëson se në zgjedhjet e fundit janë mundur parti të cilat kanë pasur traditë.

Humolli thotë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje me 51% në zgjedhje, e ka bërë Serbinë “që të dridhet” politikisht.

“Fitorja e Vetëvendosjes me 51% e ka bërë që Serbia me u dridh politikisht në raport me shqiptarët…se është bërë një fitore e madhe elektorale. Janë mujt partitë politike të cilat kanë pasë një traditë dhe kanë pasë një bazë ekonomike bukur të fuqishme për me qëndru. Edhe ata janë mundur me 51%. Edhe pse unë jam shumë i bindur që një pjesë të madhe të votës, partitë tjera politike e kanë marrë më shumë gati një lloj, si mëshirë ua kanë dhënë”, deklaroi ai.

Humolli ka dhënë dorëheqje nga LVV-ja gjatë muajit mars, teksa ka njoftuar se në Kuvend do të vazhdojë si deputet i pavarur.