Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humolli: Kurti është bërë më servil se sa të tjerët përballë ndërkombëtarëve

 
   

Deputeti Fatmir Humolli, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është bërë “më servil”, se sa të tjerët përballë faktorit ndërkombëtar.

Humolli ka hedhur kritika edhe për pjesën tjetër të politikanëve, për të cilët thotë se po bëjnë gara se kush t’i japë më shumë tokë Serbisë.

“Albin Kurti është bërë më servil se sa pjesa tjetër që ka qenë, është bërë më servil në raport me faktorët ndërkombëtar. Pse të diskutohet në Bruksel për dinarin?  Albin Kurti e ka rritur kultin e individit, në vend se të ndërtojë një kult për sistem, e ka ndërtuar për individë”, u shpreh ai.

“E shoh klasën tonë politike, krejt Kuvendi i Kosovës bëjnë gara se cili t’i japë më shumë Serbisë edhe më shpejt, në vend se të bëhet garë që Serbia nuk ka mundësi më të marrë prej kombit tonë asgjë, këtu bëhet garë se kush t’i japë Asociacion, tokë Kishave serbe që ato Kisha janë të Kosovës, kush të ketë tolerime për faktorët pro serb që janë në Evropë dhe kjo gjendje është një politikë që Kosova nuk po vlerësohet siç duhet. Në vend se klasa jonë politike ta çmojë veten… po sillet me një farë servilizmi përballë faktorëve ndërkombëtarë”, u shpreh Humolli.

“Nëse do të armatosej UÇK-ja, s’do të ndodhte eksodi i Prishtinës”

Deputeti Humolli ka theksuar se sikur Bashkësia Ndërkombëtare të ishte e interesuar të mos kishte viktima kaq shumë sa ka pasur, sipas tij me armatosjen e UÇK-së, eksodi i Prishtinës nuk do të kishte ndodhur fare.

“Nuk është befasi për mua që tendenca e sotme është bërë problem edhe në Këshillin e Sigurimit, por është befasi për klasën tonë politike që nuk e vlerësojnë pozicionin tonë derisa krejt bota merret me ne atëherë edhe ne duhet ta vlerësojmë veten dhe të dimë t’i vendosim në pah vlerat tona përballë faktorit ndërkombëtar. Armiqtë tanë tentojnë të punojnë që ne të mos e çmojmë veten… është e vështirë që ne jemi faktor por këto fakte duhet të dimë t’i shfrytëzojmë.”.

“Sikur Bashkësia Ndërkombëtare të ishte e interesuar të mos kishte viktima kaq shumë sa ka pasur, jam i bindur që me armatosjen e UÇK-së, vetëm municion të kishim, eksodi i Prishtinës nuk do të ishte bërë fare sepse Prishtina ka pasur potencial t’i mbrojë qytetarët e saj, por ne nuk kemi guxuar të bëjmë aventura për shkak se kemi pasur municion pak dhe duke e parë faktorin ndërkombëtar që nuk janë shumë të interesuar. Bombardimi i NATO-s e ka përzënë ushtrinë serbe nga Kosova… sikur të qëndronte ushtria serbe .. lufta nuk do të ishte ndalur dhe NATO-ja me përvojën e saj e ka ditur se nuk ka mundësi të ndalet”, shtoi ai.