Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka treguar se a duhet të shkarkohen ministrat që kanë aktakukza dhe të cilët janë nën hetime.
Fatmir Humolli tregoi se e gjitha kjo sipas tij, varet nga morali politik që ishte ndërtuar më herët, por që vazhdon edhe tani në qeverisjen aktuale. Tutje ai tha se nëse respektohet ligji dhe morali politik do të duhej të jepte dorëheqje kushdo që e përfaqëson shtetin.
“Kjo varet nga morali politik që është ndërtuar më herët dhe po e vazhdon qeveria aktuale. Nëse do respektohet ligji dhe morali poltik pozitiv është dashtë me dhënë dorëheqje kushdo që përfaqëson shtetin”, tha Humolli për blic.
Tutje Humolli u shpreh se nëse prokuroi ka ngrit akuzë pa fakte do të duhej të shkarkohej, atje ku ai tha se besimi në drejtësi krijohet kështu.
Humolli shtoi se tani në kuvend nuk po funksionon arsyeja politike, por po funksionojnë inatet primitive dhe personale.
“Nëse prokuroi ka ngrit akuzë pa fakte do duhej të shkarkohej. Besimi në drejtësi besoj se kështu krijohet. Tani në kuvend nuk po funksionon arsyeja politike por inatet primitive personale”, u shpreh Humolli