Fatmir Humolli, deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se lidhja e vetme e Qeverisë Kurti me SHBA-të është përmes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kështu, ai tha se mekanizmi i VV-së dëshiron që Maqedonci të dështojë.
“Nuk ka logjikë tjetër, sepse ministri Maqedonci është një personalitet që është shkollu në SHBA, dhe të vetmen lidhje që e ka sot Qeveria aktuale me SHBA-të e ka përmes këtij ministri. E tash ky mekanizëm dëshiron me bë këtë ministër të dështuar”, ka thënë Humolli.
Për më shumë video më poshtë: