Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Humolli: S’duhet të ketë vija të kuqe ndërmjet partive shqiptare, tani as VV-ja nuk dallon nga ata!

 
   

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzen, do t’i hyjnë garës për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Krasniqi ka thënë se parimisht nuk kanë vija të kuqe me partitë e tjera pasi në këtë formë “ofendohen dhe përjashtohen votuesit e tyre”, ndërsa bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh jofunksional.

Në lidhje me deklaratën e kryetarit të PDK-së, ka folur deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.

Humolli tha se është normale që s’duhet të ketë vija të kuqe me partitë shqiptare pasi tani edhe VV-ja nuk dallon shumë në veprime nga partitë e tjera.

“Partitë janë të Kosovës derisa janë të obliguara me ndërtu qeveri me partitë serbe.Eshtë normale që nuk duhet me pas vija të kuqe me partitë shqiptare. Sidomos tani kur edhe VV-ja nuk dallon në veprime nga partitë e tjera” tha Humolli për median.

Ai deklaroi se vijat ndarëse duhet të jenë vetëm programore.

“Vijat ndarëse duhet të jenë programore e jo diçka tjetër” deklaroi Humolli.

Qytetarët e Kosovës pritet t’iu drejtohen kutive të votimit me datën 9 shkurt.

Vendimi i presidentes Osmani erdhi pas konsultimit me subjektet politike.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje, u rëndit në vendin e parë me mbi 50% të votave duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithëse jo-zyrtarisht të gjtiha subjektet politike kanë nisur takimet në terren me elektoratin.