Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli i cili është larguar nga grupi paralamnetar i Vetëvendosje, ka komentuar idenë e kryetarit të AAK-së Ramush Haradianj për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, pas zhvillimeve në veri.
Humolli i pyetur se si do të përgjigjej nëse do të kontaktohej nga Haradinaj, ka thënë se nuk do të votonte për rrëzimin e Kurtit për shkak të veriut, por do të votonte për rrëzimin e tij që nuk është përgatitur për veriun.
“Për problemin e veriut nuk mundem me votu Albin për me rrëzu. Albin Kurtin e votojë për me rrezu për shkak që nuk është përgatit për problemin e veriut. Albin Kurti ka dështuar për me kriju unitet kombëtar. Sot është përballë një bashkësie ndërkombëtare që është unike me Serbinë, kurse kombi jonë nuk është unik. Ka mosmarrëveshje me shtetin shqiptar për shkak të mos sqarimeve, sepse i beson më shumë një faktori të jashtëm”, ka thënë ai.
Mocioni i mosbesimit i propozuar nga Haradinaj nuk ka gjetur përkrahje as nga dy partitë opozitare PDK e LDK.