“Tranzicioni politik ka përfunduar me Albin Kurtin”, ka deklaruar kështu deputeti i pavarur Fatmir Humolli.
Sipas deputetit Humolli, partia e Kurtit, Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të organizohen në Kosovë, s’do të mund të arrijë fitore me 51% të votave të qytetarëve.
Ai tha se Vetëvendosje erdhi në pushtet me kaq përqindje të madhe të votave, vetëm për shkak të gabimeve të partive tjera që kanë qeverisur dikur me vendin.
“51% janë fituar nga VV-ja si rezultat i gabimeve të partive tjera. Gati është si një fatkeqësi me ardhë në shprehje 51%, sepse s’ka gjasa reale edhe sikur të mos ketë opozitë fare. Mundët me u bë një strukturë e mirë politike. Do të ishte një Kuvend më produktiv e më garues mes vete.”, tha Humolli.
Ndërsa ka folur për procesin e dialogut me Serbinë, ai tha se me presionin ndërkombëtar në këtë proces janë ballafaquar edhe ish-kryeministrat e tjerë të vendit.
“Në kushte normale vetëm kur ka fatkeqësi mund t’i fitoj 51%.Unë jam i bindur që tranzicioni politik ka përfunduar me Albin Kurtin. Ka qenë një besim i madh i qytetarëve që Albini me marrë fjalën. Tani, ka plotë që ju dhimbset Albini që po përballet me diplomacinë ndërkombëtare, e jo me thanë pse Albini s’po i realizon fjalët e dhëna. Presion ndërkombëtar, kanë pas të gjithë, edhe Rugova, edhe Hashimi, edhe Ramushi e Isa. Ai është dashtë me ditë që ka presion”, tha Humolli.