Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Hygerta donte vetë të martohej”/ Krimi në Durrës, gazetarja: Pëllumbi e donte më shumë nga të gjithë fëmijët

Gazetarja Glidona Daci deklaroi në “Top Story” se fëmijët që vranë babin Pëllumb Meta janë rritur me urrejtje nga nëna e tyre Blerina Meta, për viktimën.

Ajo deklaroi se vajza e madhe e ka përshkruar si një njeri autoritar Pëllumb Metën, ndërsa për sa i përket martesës së saj, ka deklaruar në polici se nuk është detyruar nga babi.

“Nuk e perceptoja dot që vajzë të kishte vrarë të atin, pasi zakonisht e kanë idhull. Vajza e madhe deklaroi se Pëllumbi, Hygertën donte më tepër nga të gjithë fëmijët, pasi ishte edhe më e vogla. Për pjesën e martesës së saj ajo është shprehur se i ka njohur i ati me mblesëri por ka qenë ajo që e ka njohur dhe ka dhënë vendimin për tu martuar. Ajo e ka treguar thjesht si një njeri autoritar. Personat në lagje e përshkruajnë si një person autoritar në famile madje dhe të dhunshëm, ndërsa me të tjerët sillej shumë mirë.

Kur Hygerta ka treguar se ku e ka çuar babain, policia nuk besonte, pasi kur është hapur gropa kanë menduar se po i çonte në drejtimin e gabuar. Reagimi i saj tregonte… Hygerta ka qenë shumë e qetë, nuk e di si është rritur. Reagimi i tyre është shumë i qetë. Unë e kuptoj që Pëllumb Meta po të ishte një baba autoritar nuk do të bënte kaq shumë për fëmijët. Ai djalin e madhe e ka dërguar jashtë shtetit deri në Britani. Këta fëmijë janë rritur nga nëna e tyre duke i mbushur me urrejtje ndaj babait. Nuk dua ta justifikoj Blerinën për të shkuarën e saj”, tha gazetarja.