Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hykmete Bajrami e kujton se duhet të jepet dorëheqje nga anëtarët e Qeverisë nëse fituan ulëse në Kuvend

 
   

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmendur nenin 26 të Ligjir për Qeverinë të miratuar në vitin 2022, në të cilin thuhet se nëse një anëtar i Qeverisë nuk jep dorëheqje, ai duhet të japë dorëheqje para datës së certifikimit të zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Bajrami e bëri këtë reagim pasi sot nga ora 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhje do të mbajë një mbledhje, ku do të bëhet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

Për të njëjtën çështje, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim mbrëmë ka deklaruar në T7 se anëtarët e  Qeverisë që kanë fituar mandat të deputetit duhet të japin dorëheqje.

Sipas tij, deri në mesnatë anëtarët e kabinetit të Qeverisë Kurti duhet të jepnin dorëheqje, pra ata që e kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Deri në paraditen e së enjtes asnjë pjesëtar i Qeverisë Kurti nuk ka dalë me ndonjë njoftim të dorëheqjes.