Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hykmete Bajrami: Kudo që po shkoj, më ankohen se partia në pushtet i varfëroi dhe i mashtroi

 
   

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kudo që po shkon, familjet kosovare po ankohen në punën e qeverisë.

Sipas Bajramit, pas 9 shkurtit mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë.

“Realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite nuk mund ta fshehni me një tabelë as me një fotografi

Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%.

Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn.

Gjatë takimeve me qytetarë në Obiliq, Kaçanik, Viti, Han i Elezit, Ferizaj dhe qytetet e tjera, kanë shprehur zhgënjimin për dyfishimin e çmimit të rrymës ndërkohë ndihen të mashtruar sepse premtimet ishin do të zvogëlohet çmimi.
Sikurse në secilin qytetet, edhe në Mitrovicën e minatorëve, ashtu edhe në Obiliq e Fushë Kosovë, konstatimi ishte i njëjtë: Qeveri e mashtruesve dhe praktikantëve.

Kam takuar qytetarë në Podujevë e Gjilan. Ma kanë përmendur stërzgjatjen e punimeve nëpër rrugë. E kanë përmendur urën e Badovcit që ende nuk u përfundua.

Sikurse banorët e qyteteve tjera, edhe llapjanët dhe gjilanasit e kanë kuptuar gënjeshtrën dhe mashtrimin e praktikantëve dhe kontabilistëve të Qeverisë së gënjeshtrave.

Kam takuar të rinj e të reja që përballen me çmime të larta të kopshteve dhe me mungesë të banimit. Njëjtë: Të gjitha ndihen të mashtruar nga kontabilistët praktikantë të partisë në pushtet që kurrë nuk i ndërtuan 160 çerdhet dhe as 4 mijë banesat e premtuara.

Rrëfimi nuk përfundon këtu. Praktikantët kanë mashtruar secilën kategori të shoqërisë. Madje, edhe të moshuarit, duke gënjyer se do t’i ndërtojnë pesë shtëpi për ta.

Mashtrimit po i vjen fundi sikurse edhe nëntokës së partisë në pushtet.

Më 9 shkurt, qytetarët pa asnjë dyshim do t’i thonë STOP hajnive me tenderë njëburimor që kanë kapur shifrën e 273 milionë euro.

Më 9 shkurt, qytetarët do t’i çojnë në shtëpi mashtruesit që s’ia kanë sjellë asnjë njohje Kosovës. Që e kanë dërguar Kosovën në sanksione, që kanë hyrë thellë në korrupsion me Nagip Krasniqin, Martinë Berishajn dhe nëntokën e Vetëvendosjes.

Do të kemi shumë punë pas 9 shkurtit sepse mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë”, shkruan Bajrami në Facebook.