Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ, në pako të duhanit do të ketë ilustrime informuese

 
   

Ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara i cili derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit-mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësore në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Ky udhëzim administrative ka hyrë në fuqi me datë 25 prill 2024”, thuhet në njoftim të ministrisë.