Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Hysen Sogojeva merr edhe një mandat në krye të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit

 
   

Tetëdhjetë anëtarë të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, në kuvendin zgjedhor kanë votuar pro rizgjedhjes së Hysen Sogojevës, kryetar të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, si dhe katër nënkryetarë.

Kuvendi është hapur nga kryetari i komisionit zgjedhor, Afrim Muçiqi, i cili ka kujtuar se rruga e Odës deri këtu ka qenë shumë sfiduese dhe se dëshira për të përmirësuar pozitën e bizneseve ka qenë më e madhe se secila vështirësi me të cilën janë ballafaquar udhëheqësit e OHTK-së.

“80 delegatët e Kuvendit me të gjitha votat pro rizgjodhën kryetar të OHTK-së, Hysen Sogojeva. Me propozimin e kryetarit të Kuvendit, delegatët me të gjitha votat pro zgjodhën Fehmi Fetahi kryetar të OHTK-së për diasporë.

Kryetari Sogojeva ashtu siç përcaktohet në Statut të OHTK-së para anëtarëve të Këshillit Drejtues propozoi Sadik Gashi për pozitën drejtor ekzekutiv. Duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e tij në funksion të OHTK-së, Sadik Gashi u zgjodh nga Këshilli Drejtues i OHTK-së drejtor ekzekutiv. Bazuar në propozimin e kryetarit Sogojeva Këshilli Drejtues zgjodhi 4 nënkryetarët e OHTK-së”, thuhet në njoftim.