Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hyseni: KiE e përkrah anëtarësimin e Kosovës

 
   

Profesori i së drejtës, Flamuri Hyseni, vlerësoi që Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Madje sipas tij, Kosova ka mbështetjen politike edhe të shteteve anëtare të KiE-së, teksa tha se është një përparësi e madhe që Serbia s’ka shumë shtete në këtë këshill.

“Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës edhe në këtë gjendje reale që është tani për momentin. Kosova do të jetë në Këshill të Evropës, sepse ka një përkrahje. Kosova mund të mos jetë në KiE vetëm nëse bën vetë ndonjë gabim, përndryshe disponimi politik është i shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, një përparësi e madhe është që Serbia s’ka shumë shtete atje dhe Rusia s’është më anëtare në atë këshill”, deklaroi Hyseni.

Po ashtu, profesori i së drejtës tha se lidhur me këtë çështje, vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet patjetër.

“Vendimi gjithsesi duhet të zbatohet, sepse është vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e saj në një shtet demokratik e juridik, duhet të zbatohen. Duhet të gjenden modalitetet se si do të zbatohet  një vendim i tillë”, potencoi tutje Hyseni.