Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hyseni: Kosovës iu desh të mbështetej për muri që ta kuptonte se s’luhet me obligimet ndërkombëtare

 
   

Ish-kryediplomati Skënder Hyseni, ka thënë se takimet e djeshme në Bruksel në plan të parë e kanë pasur Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe një Asociacion plus madje sipas tij.

Kur e thotë këtë, Hyseni argumenton me deklarimet që janë bërë nga pjesëmarrësit në takime. Megjithatë potencon se nuk është këtu thelbi, meqë është ditur qysh moti që zbatimi i Asociacionit s’mund të evitohej, meqë është obligim ndërkombëtar i Kosovës.

Hyseni thotë se e keqja është se zvarritjet e zbatimit e kanë vënë Kosovën në pozicion të kundërt me botën demokratike dhe më pas edhe në sanksione.

Politikani kosovar thotë se Kosovës iu desh që të mbështetej për muri që ta kuptonte se s’mund të luaj me obligimet ndërkombëtare.

“Takimet e djeshme ne Bruksel në plan të parë kishin asociacionin, me shumë mundësi një asociacion plus madje. Kjo mund të thuhet mbase mbështetur në deklarimet e pjesëmarrësve në këto takime. Por, kjo nuk është esenca, sepse dihej që moti se zbatimi i asociacionit nuk mund të evitohej. Është obligim ndërkombëtar i Kosovës. E keqja është se zvarritjet e zbatimit sollën antagonizimin e Kosovës me botën demokratike dhe më pas edhe sankcione. Pra Kosova duhej të mbështeste veten për muri që ta kuptonte se nuk bëhet lojë me obligimet ndërkomtare”, ka shkruar Hyseni.

Skënder Hyseni thotë se një fakt të tillë e kanë ditur edhe pushteti edhe opozita, por thotë se si pasojë e kalkulimeve politike i kanë sjellë vendit disavantazhe të mëdha në dialog.

Hyseni ka drejtuar kritika edhe ndaj LDK-së duke thënë se ka dështuar në përkrahjen jetike për vendin në një kohë kur siguria po sfidohet në mënyrë të egër.

Ish-kryediplomati kosovar ka thënë se tash është e rëndësishme që të të fillohet me zbatimin e Marrëveshjes pa humbur kohë dhe sipas tij Kurti duhet të zbres në tokë dhe të mbetet në tokë.

 “Këtë e dinte edhe pozita e edhe opozita por si pasojë e kalkulimeve të papranueshme politike i sollën vendit disavantazhe të mëdha në dialog. Opozita e heshtur, sidomos LDK dështoi në përkrahjen e interesave jetike për vendin në kohën kur siguria sfidohet në mënyrë të egër. Siguria në Kosovë dhe rajon sot është kthye në thelbin e raporteve ndërshtetërore në Ballkan. Marrëveshja për asociacionin nuk ndryshon. Ndërkaq mbetet të shihet çka përmbani drafti i Statutit të propozuar nga Quinti. Sidoqoftë, për të parandaluar katandisjen e mëtejme të Kosovës, është imperativ i kohës dakordimi për zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve pa humbur kohë dhe pa kalkulime. Kurti duhet të zbres në tokë! E besa edhe të mbetet në tokë!”, ka përfunduar Skënder Hyseni.