
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh mjek Ekrem Hyseni, në emisionin DPT te Fidani ka folur mbi aktualitetin.
“Nuk po shohim ndryshime rrënjësore në shëndetësi. A është e domososhme? Është patjetër. A ka pasur premtime? Po ka pasur. Buxheti nuk është i volëg por reformat nuk po shihen. Ka vetëm reforma kozmetikë”, u shpreh ai.
Hyseni, tha se në planin afatmesëm, ndryshimi rrënjësor përfshin planifikimin e qartë dhe korrekt të resurseve humane, shërbimet deficitare që nuk kanë qenë deri sot, ato t’i marrin.
“Nuk kemi ndryshime. Ka shumë shërbime që mungojnë”, tha ai.
“Fondi i sigurimeve shëndetësore nuk është askund. Ky është problem i vjetër”, tha tutje mjeku kosovar.