Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, 22-vjeçari në Shqipëri thyen masën e arrestit

Një 22-vjeçar në Shqipëri është shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.

Atij i është caktuar kjo masë sigurie nga Gjykata e Lezhës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Lezhës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur””,-thuhet në njoftimin e policisë./Euronews.al.