Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I akuzuari në rastin “Bon Vivant 1” thotë se babai i vdiq si pasojë e thashethemeve

 
   

Me rastin e dhënies së fjalës përfundimtare i akuzuari në rastin e njohur si “Vivant 1”, Masar Gërdovci tha se babai i tij kishte vdekur si pasojë e thashetheme për këtë rast.

“Shprehi keqardhje të madhe për rastin që ka ndodh familjes U,… sherri i thashethemeve ka vdek baba”, tha i akuzuari Gërdovci.

Tutje, Gërdovci kishte një lutje për njërin nga pronarin e lokalit “Bon Vivant”, Uran Ismajli që të tregojë se ku gjinden kamerat e lokalit, duke thënë se nëse dalin kamerat shesh atëherë e gjithë e vërteta do të dal në shesh.

Paraprakisht, fjalën përfundimtare e dha prokurori, Armend Hamiti, i cili  deklaroi se është fakt i pamohueshme se me rastin e gjuajtës me armë ka vdekur një person dhe se dy të akuzuarit bashkërisht kanë kontribuuar në kryerjen e kësaj vepre penale.

Po ashtu prokurori Hamiti tha se gjykata me rastin e shqiptimit të dëmit duhet të marrë parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese dhe faktin nga provat e administruara del se se vrasja nuk ka qenë e planifikuar.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Gërgovci tha se në asnjërin gjykim të mbajtur në këtë rasti nuk është arritur të jepet përgjigje se kush ka gjuajtur në ditën kritike me armë e që për pasojë ka mbetur i vrarë Rr.U.

Tutje, avokati Rudari tha se ndërtimi i rastit nga ana e prokurorisë ka qenë i gabuar pasi që nuk është bërë një hetim i mirëfilltë që të dihen sekt të gjitha detajet e rastit dhe duke kërkuar që në mungesë të provave ndaj Grabovcit të shpallet aktgjykim lirues.

Më pas fjalën përfundimtare e dha edhe mbrojtësi i të akuzuarit tjetër Sherif Krasniqit, avokati Haxhi Millaku i cili tha se i ndjeri Rr.U para vrasjes i kishte rrahur dy të akuzuarit.

Po ashtu ai tha se nga provat materiale del se Krasniqi të jetë fajtor për veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje por se edhe për këtë vepër del se duhet të lirohet pasi që e njëjta është parashkruar pasi që rasti ka ndodhur para 10 vitesh.

Më pas gjykimi i shpall i përfunduar nga gjykatësi i rastit Avni Syla, shkruan Betimi për Drejtësi. Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë në rigjykim sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”, duke i dënuar me 24 vjet burgim (së bashku).

Lidhur me ketë vendim, Gjykata Supreme rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marrë më 13 janar 2023,  ku Themelorja, Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015. Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.