Në Gjykatën Themore të Prishtës është mbajtur seanca e radhës ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitet 1998-1999, në Istog dhe në fshatrat përreth.
Sipas aktakuzës, gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, në Istog dhe në fshatrat përreth, Bajroviq ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.
Këto veprime akuzohet t’i ketë kryer si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe në mënyrë individuale si dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.
Bajroviq gjatë ditës së sotmë është ballafaquar me rrëfimin e Rafijes.