Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në një intervistë televizive se mosreagimi i ish-presidentit Ilir Meta për të gjithë çështjen “Partizani”, ku si person nën hetim është marrë edhe ish-kryeministri Berisha, të bën të dyshosh shumë në lidhje me atë që po ndodh.
Së fundi nëpër media kanë qarkulluar aludime se çfarë ka ndodhur me ish-presidentin Meta, pasi prej tij nuk dihet asgjë që prej të shtunës, ku u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj Sali Berishës.
Sipas gazetarit Dervishi, është tentuar të ketë një komunikim me të afërm të Ilir Metës, por askush nuk është përgjigjur.
Është ish-presidenti i Shqipërisë. Ka akoma eskortë. Është një njeri që ka qenë kreu i sigurisë kombëtare.
Ai njeri mbart me vete sekrete. Ku është ky njeri? Ku ka përfunduar ky njeri.
I bien telefonave të njerëzve të tij dhe nuk e hapin. A e di presidenti aktual se ku është paraardhësi i tij? A e di policia?
Të ziej opinioni një javë dhe mos të dalë askush, sikur është inekzistent. Ai ka edhe një parti mbrapa vetës. Kjo të bën të dyshosh shumë se çfarë po ndodh,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.