
Jori ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin Fred De Palma. Tani çifti nuk i kursen as postimet e tyre bashkë duke u shfaqur shumë të dashuruar. Sot Jori ka treguar se ata kanë bërë edhe disa ditë pushime me njëri-tjetrin dhe ka postuar disa momente të tyre së bashku.
Në një prej fotove Fred duket se është i çmendur pas Jorit pasi i puth asaj edhe këmbët.
Në fotot e tjera çifti shfaqet duke pozuar së bashku apo të kapur dorë për dore.