Gjykata e Elbasanit vendos arrest me burg pa afat për Jetmir Dacin.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg për afat” për Jetmir Dacin, i cili në 8 prill përplasi në rrugë në Prrenjas një tjetër automjet me 6 persona, duke lënë të vdekur një vajzë 24 vjeçare dhe 5 të plagosur.
Pas ngjarjes së rëndë, Dacit i është bërë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur. Si pasojë e përplasjes me makinë humbi jetën 24-vjeçarja Eneida Pishkashi. Vajza tjetër e familjes Pishkashi, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.