Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I dha fund jetës pas shantazheve në TikTok, gazetarja e njohur plas ‘bombën’: Vëllai i 27-vjeçares mund të çojë …

Moderatorja Evis Ahmeti në një studio televizive foli për ngjarjen e rëndë të vdekjes së Sibela Abedinit.

27-vjeçarja vrau veten duke u hedhur nga kati i katërt ndërsa si pistë kryesore që e ka çuar në aktine rëndë është paraqitur shantazhi. Ajo dyshohet të jetë shantazhuar nga personazhi i TikTok, Altin Çoku i cili dyshohet se kishte shpërndarë foto intime ku dukej bashkë me të ndjerën.

Ahmeti tha se vëllai i të ndjerës mund të kalojë në vetëgjyqësi.

“Vëllai i Sibela Abedinit është një eksploziv i vërtet. Ai i ka shkuar në shtëpinë e Altin Çokut. Nga momenti në moment, vëllai i Sibela Abedinit, nuk dihet çmund të bëjë. Ai e solli nënën e Sibelës në emisionin “Me zemër të hapur” dhe pas transmetimit nuk e ka shoqëruar nënën për në shtëpi. Unë dua të bëhemi pak të ndjeshëm dhe të mos e orientojmë atë familje drejt një vetëgjyqësie. Ta shikonit veprimet që bënte vëllai i Sibela Abedinit sot në emsion ndërkohë që ishte pas kamerave, unë edhe tani dridhem. Ai kishte reagime shpërthyese ndërsa unë jepja me lejen e tyre pamje filmike nga Altin Çoku”,-tha Ahmeti.