Një efektiv i polivisë ka qëlluar veten me armën e shërbimit.
Mësohet se ngjarja shokuese ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha”, Tiranë.
Siç raportohet 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Gjithashtu raportohet se efektivi prej disa vitesh ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm.
50-vjeçari kishte probleme me borxhet dhe në kushte të depresionit ka tentuar të vrasë veten.