Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I fundit! Çfarë do të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim? Meteorologët tregojnë kur pritet të kemi përmirësim të motit

Edhe dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave jo-stabile ajrore, ngase përpos intervaleve kohore me diell, parashihen vranësira të shpeshta dhe po ashtu edhe zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Fronti i ftohtë arriti duke ulur temperaturat dhe duke larguar ajrin afrikan dhe kjo ishte vala e parë e nxehtësisë afrikane për këtë verë. Me ardhjen e frontit në disa vise u krijuan kushte ideale për krijimin e stuhive mjaft të fuqishme që kushtëzuan reshje shumë intensive shiu siç ndodhi në rajonin e Pejës sonte.

Moti jo-stabil dhe me reshje të herëpashershme lokale do të vazhdojë edhe të dielën ku vende-vende përsëri mund të ketë kushte për reshje intensive dhe ndonjë stuhie e fortë e izoluar.

Atmosfera do të stabilizohet nga e hëna dhe reshjet do të pakësohen dukshëm. Po ashtu priten intervale kohore me diell dhe rritje graduale e temperaturave.

Reshje nuk pritet të ketë as ditën e martë,

ndërsa të mërkurën pritet një front i ri i ftohtë ajror, por sipas parashikimeve të sontme reshjet të mërkurën pasdite nuk pritet të jenë problematike dhe do të jenë të karakterit lokal.