Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I fundit! Përfshihet nga flakët banesa në Malësi të Madhe, zbardhen dyshimet e para

Në Malësi të Madhe është përfshirë nga flakët një banesë ku për pasojë ka marrë plagë në trup një 61-vjeçare. Raportohet se ngjarja ndodhi në fshatin Omaraj rreth orës 10:20.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. M., 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.