Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I FUNDIT! Xhelal Mziu thirret në SPAK, ja arsyeja

Ish-kryebashkiaku i Kamzës dhe njëkohësisht deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Mësohet se ai po merret në pyetje nga oficerët e BKH-së.

Burime për mediat bëjnë me dije se Xhelal Mziu po jep shpjegim në kuadër të një hetimi për abuzim me tenderat gjatë kohës që drejtonte Bashkinë Kamëz, edhe pse nuk dihet specifikisht se për cilin tender bëhet fjalë.