Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I gjori Sami, ende po jeton në kasolle i rrethuar me bisha të malit”, profesori ironizon me Lushtakun pas deklarimit të pasurisë

 
   

Javën që shkoi, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.

Njëri prej politikanëve që ka befasuar kësaj radhe me deklarimin e pasurisë është nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Sipas asaj që Lushtaku ka deklaruar, del se, ai “nuk” ka shtëpi apo banesë, as veturë, gjë që është jo e besueshme.

Lushtaku kishte vendosur që publike të bënte edhe dy parcal të tokave, që kapin vlerën prej 340,00 mijë eurove, para të gatshme tha se i ka 245,000 euro.

Ndërsa, të hyrja vjetore i ka në vlerë prej 14 mijë eurove.

Për këtë, ka reaguar profesori Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Lushtaku jeton i vetmuar në kasollën e Xha Tomit.

Normalisht këtë e shkruan si ironi e asaj që Lushtaku ka paraqitur.

Postimi i plotë i Maxharrajt:

Deklarimi i pasurisë:

SAMI LUSHTAKU NUK PASKA SHTËPI E AS PASURI:

/I vetmuar po jeton në kasollën e Xha Tomit/

I gjori Sami me tu dhimtë i shkreti, hala po jetojka në kasollën e Xha Tomit i rrethuar me bisha t’malit, me ujq, arusha, dhelpra, e besa edhe ndonjë cjap me mjekërr por s’po e lenë rehat do gjarprinj me zile ne bishtë të cilet për çdo mëngjes shkojnë e zgjojnë ia prishin gjumin.