Doarsa Kica-Xhelili, deputete e LDK, ka treguar se më nuk e ndjek presidenten Vjosa Osmani, që dikur e kishte bashkëpunetore të afërt.
Zonja Kica-Xhelili ka sqaruar se ia ka bërë Osmanit “unfollow”. Tutje, ajo ka e kritikuar Osmanin, pasi sipas saj nuk po ka më guxim.
“E kam pas më herët, e kam pas edhe në një periudhë edhe pas që dola në LDK edhe dikur vendosa që nuk dua ta kem më. Ia kam bo unfolloë sepse shikoni për mua, unë e kam thënë edhe më herët sepse nuk e kam njoft ndryshe nuk e kam njohur përmes politikës, kemi qenë bashkë ne universitet, një kohë ka qenë profesoreshë e imja, pastaj kam qenë pjesëmarrëse e garave të arbitrazhit komercial ku e përfaqësoja Universitetin e Prishtinës një vit e kam pasur trajnere, vitin e dytë iu pata bë ndihmëse trajnere… Sot për mu një person që ka transmetu guxim të jashtëzakonshëm me ardhë në pikën që unë me u ndi që nuk po e përfaqëson më atë guxim është pak e dhimbshme.” – ka thënë Kica Xhelili.
“I kam pas arsyet e mia që kam vlerësu se nuk po du me ndjek më atë profil.”, ka shtuar ajo.