Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“I ke futur urrejtje vajzës për mua”- Pas daljes nga BBVIP, Ledjona u përgjigjet deklaratave të ish-bashkëshortit dhe sqaron të vërtetën: Ja si nisi krisja e marrëdhënies babë e bijë!

Pas eliminimit nga Big Brother Vip 3, Ledjona Xheladinaj, u është përgjigjur deklaratave të ish-bashkëshortit të saj, Jorgen Xoxi, i cili e akuzon se e ka larguar nga vajza e tyre, e cila sot është 12 vjeçe.

Ledjona është shprehur se nuk ka dashur të flasë shumë për këtë histori gjatë qëndrimit brenda për të mos lënduar vajzën, por tha se nuk ka qenë ajo shkak e krisjes së marrëdhënies mes tyre.

Sipas gazetares shkak është bërë lidhja e Jorgen Xoxit me një vajzë tjetër dhe mënyra sesi ai është distancuar nga e bija, e ka lënduar këtë të fundit, e cila i ka mbajtur dhe inat të atit.

Ledjona ndër të tjera tregon se vajzën e ka ndjekur dhe me psikolog për shkak të rëndesës emocionale, gjë që e bëri të largohej dhe nga Korça.

“Unë nuk und ti them vajzës që ti duhet të kesh këtë marrëdhënie me babain, sepse fëmija vendos vete. As nuk i flas kundër tij. Ne jemi njohur në moshë të re, 17 vjeç, pastaj vajza ka ardhur në moshën 21 vjeçe. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm u arsimuam dhe secili ka marrë drejtime të ndryshme.

Kur kemi bërë divorcin dhe me caktimin që ka bërë gjykata, nuk e kam ndaluar aspak. Dhe për shkak të punës që bëj në terren, orar pa orar, ajo rrinte më shumë me babain e saj dhe gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin i përshëndes dhe ruaj një respekt të veçantë sepse më kanë ndihmuar në rritjen e saj.

Krisja e marrëdhënies së vajzës me babain e saj, unë nuk kam dashur të flas shumë sepse gjatë martesës dhe divorcit ka gjëra që nuk dua ti diskutoj për hatër të vajzës që është në moshë delikate, ndaj jam e kujdesshme. Kur kam parë atë koment në prime jam ndjerë shumë keq, nuk më intereson se ka kërkuar falje, sepse ai e shkaktoi dëmin te vajza.

Krisja ka nisur kur ka nisur një bashkëjetesë tjetër, vajza nuk ka qenë kundër, por mënyra sesi ai e ka ndryshuar marrëdhënien me vajzën duke e larguar, bëri që ajo të mbante inat. Unë i flisja gjithmonë, i thoja duhet ta takosh është babi, por nuk e detyroja dot. E kam ndjekur dhe me psikologë për shkak të rëndesës psikologjike, prandaj ika nga Korça në Tiranë.

Nga familja ime nuk ka kërcënime, janë të moshuar dhe ndodhen në Tiranë vetëm për vajzën. Sot babai ndodhet në Greqi te motrat, nuk gjendet mirë me shëndet. Kush ka kohë të merret me kërcënime, ndoshta me individë që e kanë parë komentin mund të kenë reaguar”, tha ajo.